• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zjarrfikësit 38 ditë pa pushim, vazhdon lufta kundër zjarreve pyjore

Zjarrfikësit 38 ditë pa pushim, vazhdon lufta kundër zjarreve pyjore

Shkup, 16 gusht 2024 (MIA) - Lufta kundër zjarreve në ambiente të hapura vazhdon. Zjarrfikësit tashmë të 38-tën ditë janë pa pushim dhe sipas informatave të Qendrës për menaxhim me kriza, dita e fundit pa asnjë zjarr aktiv në territorin e shtetit është 8 korriku. Vetëm në gusht janë shuar 370 zjarre në ambiente të hapura në tërë shtetin.

Dje në orët e pasdites filluan katër zjarre të reja pyjore. Drejtori i QMK-së, Stojançe Angellov kumtoi se zjarre kanë shpërthyer në Renjë dhe Ohër në Galiçicë, në malin Lubin afër fshatit Cer, në lokalitetin e quajtir Klepallo, Berovë dhe në lokalitetin e quajtur Çupino Bërdo afër fshatit të Kriva Pallankës, Luke.

Prej dje në përballjen me zjarret sërish është kyçur Armata, përderisa dy herë ishte aktivizuar edhe mekanizmi i BE-së për ndihmë. Zjarrfikës, aeroplanë, er-traktorë dhe pajisje dërguan Gjermania, Hungaria, Qiproja, Sllovenia dhe Serbia.

Двата хеликоптера од составот на воздухопловниот ВИНГ кои од утрината се ангажирани во гаснењето на пожарот на планината Серта досега имаат фрлено 44 тони вода, информираа попладнево од Генер

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova solli vendim për pjesëmarrje të një pjese të Armatës në përballjen me zjarret. Vendimi, siç informuan nga kabineti presidencial, është në pajtim me Ligjin për menaxhim me kriza, pas Vendimit të sjellur të Qeverisë të 13 gushtit 2024 për ekzistim të gjendjes së krizës për shkak të dukurisë së shpeshtuar të zjarreve në territorin e shtetit.

Kryeministri Hristian Mickoski, porositi se nuk do të ndodhë skenari me zjarret nga viti 2021, kur drunj nga Maleshevia dhe Piojaneci përfunduan në depo dhe paralajmëroi ndryshime ligjore.

Mickoski tha se ka ligj që është funksional edhe me prerjen e paligjshme të drunjve, por edhe me atë të rregullt dhe ato janë plane që po i bën NP "Pyjet nacionale".

Протоколот што вчера го потпишаа министерот за надворешни работи Бујар Османи и неговата колешка од Бугарија Теодора Генчовска е дипломатски нокаут и капитулација, смета лидерот на ВМРО-ДПМНЕ

"Fakti që ajo kompani mbeti pa punonjës për 4-5 muaj, është një problem që me ribalancin e zgjodhëm. Problemi i dytë, fakti që sipas sistematizimit atje duhet të kesh rreth 400-500 druprerës, ndërsa aty nuk ke as 30 realisht funksionale, sepse të gjithë ata që duhet të jenë druprerës janë bërë ndërkohë administratë. Ky është problemi i dytë që menaxhmenti dhe drejtori i ri e kanë si problem me të cilin duhet të merren. Problemi i tretë është se gjithçka që duhet të jetë logjistike, veçanërisht në procesin e përballjes me zjarret si helikopterët, aeroplanët, pajisjet që nevojiten nuk ka ekzistuar dhe më 10 korrik kur filloi e gjithë kjo, ne në atë moment nuk kishim aeroplanë operacional, jo vetëm aeroplanë, por edhe helikopterë dhe njerëz që do të operojnë, sepse ishin në pension", theksoi kryeministri. 

Ai përkujtoi se dy herë e kanë aktivizuar mekanizmin e ndihmës së BE-së.

"Në disa raste shtetet e BE-së na vijnë me ndihmë me helikopterë, me aeroplanë të ndryshëm, deri më tani kanë funksionuar dy er-traktorë që kanë ardhur nga Qipro dhe janë larguar dje, dy er-traktorë kanë qenë nga Gjermania që do të ikin sot, kishim një brigadë të zjarrfikësve nga Hungaria të cilët me automjetet e tyre ndihmuan në shuarjen e zjarrit në Makedonski Brod, tjetri nga Sarajeva, nga Sllovenia, nga Serbia, ne kishim disa er-traktorë nga Turqia, kështu që po bëjmë gjithçka që kemi në dorë për ta eliminuar këtë situatë", theksoi kryeministri.

Në mbledhjen e fundit të Qeverisë, përsëriti Mickoski, është sjellur vendim për ndihmë në të holla, "përkatësisht për transfer të jashtëzakonshëm të mjeteve të nevojshme për shuarje të zjarreve në QMK rreth 10,5 milionë denarë dhe në Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim 41 milionë denarë.

Nga LSDM opozitare kërkuan dorëheqje urgjente nga ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, për, siç thanë, dëshrimin në përballjen me zjarret ku u dogj pesë për qind e territorit të shtetit.

Nga 15 korriku i këtij viti në fuqi është ndalesa e plotë për lëvizje nëpër pyje nga ora 6:00 deri në orën 20:00. Sipas Minsitrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, dalesa do të zgjasë deri në vlerësimin se rreziku nga zjarre është pakësuar.

Për mosrespektim të ndalesës, për persona fizik të cilët do të hasen, do t'u shqiptohen gjoba prej 1.500 deri 2.000 euro në kundërvlerë të denarit.

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR