• e shtunë, 23 nëntor 2024

Zjarrfikës të lënduar kanë thyer xhamin e përparmë për të dalë nga automjeti, derisa zjarri shkonte drejt tyre

Zjarrfikës të lënduar kanë thyer xhamin e përparmë për të dalë nga automjeti, derisa zjarri shkonte drejt tyre

Kavadar, 1 gusht 2024 (MIA) - Zjarrfikësit nga Kavadari të cilët janë përfshirë në shuarjen e zjarrit në fshatin Orel të Shën Nikollës janë lënduar pasi automjeti i tyre është përmbysur.

"Pasi evakuuam njerëz më të moshuar nga fshati Orel i Shën Nikollës, derisa e mbrojtëm fshatin nga zjarri, zjarri na u afrua aq shumë sa që duhej ta shmangim. Duke kuptuar se nuk mund të luftojmë kundër stuhisë së natyrës, duhet të tërhiqemi para saj. E kishim të qartë se nëse mbesim, do t'i rrezikojmë jetët, sepse flakët e zjarrit gllabëronin gjithçka përpara tyre. U nisëm me një kamion dhe shpejtuam për ta shmangur stuhinë e zjarrit. Rruga ishte e keqe dhe përnjëherë kamioni u përmbys", tregon 41 vjeçari Gjorgji Vçkov, njëri nga zjarrfikësit e lënduar.

Në një deklaratë për MIA-n, ai thekson se kolegu i tij më i ri ka arritur ta thejë xhamin e përparmë të automjetit dhe e ka nxjerrë.

"Na erdhën në ndihmë kolegët zjarrfikës nga qytetet tjera. Menjëherë e thirrën Ndihmën Emergjente që na dërgoi në Spitalin e Kavadarit. Atje na dhanë ndihmën e parë, bënë ekzaminime. Sepse kisha disa lëndime, natën e kalova në spital, ndërsa tani jam në trajtim shtëpiak", tregon Vçkov.

Ai ka lëndime në kokë, dorë, këmbë dhe kurriz, ndërsa gjithashtu pësoi edhe prerje, kolegu i tij Nikolla Sakaliev u lëndua në këmbë.

Ditëve të fundit të dy kanë marrë pjesë në shuarjen e zjarreve në disa komuna, Vçkov në Shën Nikollë dhe Kumanovë, ndërsa kolegu i tij në Rosoman dhe Negotinë.

Vçkov apelon te të gjithë për kujdes dhe parandalim më të madh, me qëllim të shmangies së paraqitjes të vatrave të reja. sa/

Foto: Arkivi privat i Gjorgji Vçkov

QËNDRONI TË LIDHUR