• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zjarr shpërtheu në ndërtesën e Bursës në Kopenhagë, çatia e saj u rënua

Zjarr shpërtheu në ndërtesën e Bursës në Kopenhagë, çatia e saj u rënua

Kopenhagë, 16 prill 2024 (MIA) - Zjarr në mëngjes e ka kapluar çatia e ndërtesës 17-katëshe të Bursës në Kopenhagë, e cila është një nga ndërtesat më të vjetra në qytet, njoftojnë mediat.

Ndërtesa, e cila gjendet menjëherë afër pallatit Kristiansborg, ku gjendet Parlamenti, është atraksion i famshëm turstik.

U rënua kulmi simbolik në lloj të bishtave të ndërthurur të katër dragonjve, i lartë 56 metra.

Katër re tymi po ngriten mbi qendrën e Kopenhagës dhe shihen njerëz të cilët vrapojnë në ndërtesën që t'i shpëtojnë fotografitë. Mediumet daneze njoftojnë se aneksi i Parlamentit u evakuua.

Policia dhe zjarrfikësit janë para ndërtesës, e cila është e rethuar me skela. Ka arritur edhe ndihma urgjente, por nuk ka informata për viktima. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR