Zjarr pyjor në Greqi në afërsi të vendkalimit kufitar Bogorodicë
- Zjarr pyjor ka shpërthyer në pjesën veriore të Greqisë në afërsi të vendkalimit kufitar Bogorodicë (Evzoni), kufiri përkohësisht është i mbyllur, ndërsa në ndërprerje është edhe komunikacioni drejt vendkalimit nga ana greke, njoftoi korrespondetja e MIA-s nga Athina.
- Post By Besnik Shuki
- 14:21, 17 korrik, 2024

Athinë, 17 korrik 2024 (MIA) - Zjarr pyjor ka shpërthyer në pjesën veriore të Greqisë në afërsi të vendkalimit kufitar Bogorodicë (Evzoni), kufiri përkohësisht është i mbyllur, ndërsa në ndërprerje është edhe komunikacioni drejt vendkalimit nga ana greke, njoftoi korrespondetja e MIA-s nga Athina.
Në shuarjen e zjarrit intervenojnë 39 zjarrfikës nga dy ekipe këmbësorike, 12 automjete dhe një helikopter.
Burime nga shërbimi zjarrfikës të Greqisë për MIA-n thonë se zjarri është aktiv dhe është në afërsi të drejtpërdrejtë të kufirit.
Nga administrata policore rajonale për rajonin konkret kumtuan se për shkak të zjarrit në ndërprerje është qarkullimi i automjeteve në autostradën drejt Evzonit, nga mbikalimi te qyteti Polikastro deri te vendkalimi dhe paralelisht dërguan apel deri te shoferët që të jenë posaçërisht të kujdesshëm dhe t'i ndjekin udhëzimet e policëve të trafikut. bsh/
Foto: Arkiv