Zjarr në një ndërtesë në rrugën "Koço Racin" në Shkup, ndihmë mjekësore morën shtatë persona për shkak të asfiksimit nga tymi
- Shtatë persona kanë thithur tym gjatë zjarri që shpërtheu sot pasdite rreth orës 16:30 në rrugën "Koço Racin" në Shkup i cili tashmë është shuar nga Shërbimet zjarrfikëse të Qytetit të Shkupit. Personave të lënduar u është ofruar ndihmë mjekësore, konfirmoi për MIA-n, Zvonko Tomevski, komandant i Brigadës për mbrojtje nga zjarri në Qytetn e Shkupit.
- Post By Ramize Qamili
- 20:16, 18 korrik, 2025
Shkup, 18 korrik 2025 (MIA) - Shtatë persona kanë thithur tym gjatë zjarri që shpërtheu sot pasdite rreth orës 16:30 në rrugën "Koço Racin" në Shkup i cili tashmë është shuar nga Shërbimet zjarrfikëse të Qytetit të Shkupit. Personave të lënduar u është ofruar ndihmë mjekësore, konfirmoi për MIA-n, Zvonko Tomevski, komandant i Brigadës për mbrojtje nga zjarri në Qytetn e Shkupit.
Zjarrfikësit ndërhyn me dy automjete për shuarjen e zjarrit që shpërtheu në një ndërtesë në katin e dytë të një ndërtese në rrugën "Koço Racin", ndërsa për shkak të sipërfaqes së madhe është përfshirë edhe një automjet i zjarrfikësve.
"Ka shtatë persona të lënduar, me thithjen e tymit, menjëherë u thirrën ekipet mjekësore dhe u ofruan ndihmë. Zjarri për një kohë të shkurtër është lokalizuar dhe shuar plotësisht", deklaroi Tomevski.
Ekipet e MPB-së punojnë në konfirmimin e shkaqeve të zjarrit. rq/
Foto: arkivi i MIA-s