Zjarr në një depo për naftë në perëndim të Rusisë pas sulmit me dron ukrainas
- Në mëngjes shpërtheu zjarr në një depo për karburant në rajonin Smolensk, në pjesën perëndimore të Rusisë, pas sulmit me dron të kryer nga forcat ukrainase, njoftoi guvernatori rajonal Vasilij Anohin.
- Post By Sara Ademi
- 08:54, 31 dhjetor, 2024
Moskë, 31 dhjetor 2024 (MIA) - Në mëngjes shpërtheu zjarr në një depo për karburant në rajonin Smolensk, në pjesën perëndimore të Rusisë, pas sulmit me dron të kryer nga forcat ukrainase, njoftoi guvernatori rajonal Vasilij Anohin.
Në një postim në Telegram, Anohin sqaroi se pas sulmit ka pasur derdhje të karburantit dhe lubrifikantëve, të cilat më pas janë djegur.
Ai shtoi se sistemet ruse për mbrojtje kundërajrore zmbrapsën sulmin e dronëve ukrainas, transmetojnë mediat ruse.
Kryeshefi i komunës Jarcevo në rajonin e Smolenskit, Roman Zaharov tha se ekipet e Ministrisë për Gjendje të Jashtëzakonshme shuajnë zjarrin e hapur në vendin e incidentit.
"Shërbimet speciale dhe organet kompetente e hetojnë situatën", shtoi ai. sa/
foto: Arkivi i MIA-s