• e premte, 05 dhjetor 2025

Zjarr në malin Serta mes fshatrave të Shtipit Dragoevë dhe Sellce

Zjarr në malin Serta mes fshatrave të Shtipit Dragoevë dhe Sellce

Shtip, 23 korrik 2025 (MIA) - Sot pasdite shpërtheu zjarr në malin Serta mes fshatrave të Shtipit Sellce dhe Dragoevë. Shefi i Njësisë territoriale zjarrfikëse (NJTZ), Bllagoj Renxhov deklaroi se në terren ndodhen tashmë 12 zjarrfikës me katër automjete zjarrfikëse.

"Po digjet bar i thatë, bimësi e ulët, bredh dhe lis. Terreni nuk është i kalueshëm, ndërsa flakët kanë kapluar sipërfaqe të madhe. Sapo kërkuam ndihmë nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim të ndihmojnë me shuarje të zjarrit nga ajri", tha Renxhov.

Ai theksoi se zjarri është dy kilometra larg fsshatit Sellce, por është mirë që zjarri nuk shkon drejt shtëpive të para të fshatit, por lëvizë drejt majes së malit. Renxhov thotë se ekipet janë në terren dhe gjatë natës do të mbajnë kujdestari. Kjo pjesë e malit Serta çdo vit ka zjarre, ndërsa zjarrfikësit po përballen me stihitë e zjarrit dhe i mbrojnë shtëpitë në këto fshatra nga flakët e zjarrit. ab/

Fotо: МIА 

QËNDRONI TË LIDHUR