Zjarr i shkaktuar nga pajisja e gazit në Karposh të Shkupit
- Zjarr i shkaktuar nga pajisja e gazit sot pasdite shpërtheu në një banesë në rrugën "Razlloveçko vostanie" në Karposh 4. Nuk ka persona të lënduar, është shkaktuar vetëm dëm material.
- Post By Arta Bunjaku
- 17:01, 24 mars, 2023

Shkup, 24 mars 2023 (MIA) - Zjarr i shkaktuar nga pajisja e gazit sot pasdite shpërtheu në një banesë në rrugën "Razlloveçko vostanie" në Karposh 4. Nuk ka persona të lënduar, është shkaktuar vetëm dëm material.
Komandanti i Njësisë territoriale zjarrfikëse të Qytetit të Shkupit, Zvonko Tomeski për MIA-n informoi se zjarri është shuar dhe se në terren janë dërguar tre automjete dhe tetë zjarrfikës. ab/