• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zjarr i madh pyjor në ishullin grek të Kretës, evakuohen banorët e disa vendbanimeve

Zjarr i madh pyjor në ishullin grek të Kretës, evakuohen banorët e disa vendbanimeve

Athinë, 6 prill 2024 (MIA) – Një zjarr i madh pyjor ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në afërsi të qytetit Ierapetra në pjesën juglindore të ishullit grek të Kretës, me çka janë evakuuar banorët e katër vendbanimeve, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Për shkak të erës së fuqishme është vështirësuar shuarja e zjarrit, ndërsa po intervenojnë 120 zjarrfikës me gjashtë ekipe këmbësorike, 27 automjete dhe dy helikopterë.

Përmes numrit evropian për raste urgjente 112 deri te katër vendbanimet në afërsi të zjarrit janë dërguar thirrje për evakuim.

Sipas mediave lokale nga ishulli, zjarri ka përfshirë edhe shtëpi dhe është lënduar një person.

Kryebashkiaku i Ierapetrës, Manolis Fragulis për televizionin grek ERT tha se zjarri është lart në pyje, në vend të pakalueshëm dhe "më e keqja është se era është shumë e fuqishme”.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR