Zjarr i madh në Jazhincë - rruga drejt vendkalimit kufitar dhe vendkalimi kufitar të mbyllura
- – Për shkak të një zjarri në afërsi të Jazhincës është mbyllur për komunikacion rruga Tetovë – Jazhincë në fshatin Rogaçevë, ndërsa është mbyllur edhe vendkalimi kufitar.
- Post By Fitore Curri
- 16:19, 15 gusht, 2025
Shkup, 15 gusht 2025 (MIA) – Për shkak të një zjarri në afërsi të Jazhincës është mbyllur për komunikacion rruga Tetovë – Jazhincë në fshatin Rogaçevë, ndërsa është mbyllur edhe vendkalimi kufitar.
“Në orën 15:15 aksi rrugor Tetovë – Jazhincë në fshatin Rogaçevë komunikacioni është ndërprerë, për shkaqe sigurie të shoferëve për shkak të zjarrit të zgjeruar në atarin e fshatrave Rogaçevë dhe Jazhincë, i cili është në afërsi të rrugës”, njoftoi sot pasdite Lidhja Automote e Maqedonisë.
Informacionin e konfirmojnë edhe nga QMK dhe nga MPB, prej ku sqarojnë se është mbyllur edhe vendkalimi kufitar.
Nga Qendra për Menaxhim me Kriza informojnë se drejtori Muhamed Ali dhe komandanti i Brigadës nga vendi i ngjarjes i koordinojnë aktivitetet për parandalimin e përhapjes së mëtutjeshme të zjarrit i cili shpërtheu në Jazhincë.
Të gjitha ekipet zjarrfikëse nga Tetova dhe dy automjete të specializuara të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim ndodhen në terren dhe po punojnë për të mbrojtur pronat e qytetarëve.

Në rrugë drejt ndërhyrjes janë edhe aeroplani i “Er Traktor” i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe një helikopter i MPB-së.
Rruga drejt vendkalimit kufitar Jazhincë (me Kosovën) është e mbyllur deri në një njoftim të mëtejshëm, thonë nga QMK.
Ju behët thirrje qytetarëve të shmangin zonën dhe të lirojnë rrugët për automjetet e shërbimeve të emergjencës.
Për zjarrin njoftim dërgoi edhe MPB e cila thotë se për shkak të një zjarri në afërsi të Jazhincës, është ndërprerë komunikacioni në aksin rrugor Tetovë – VK Jazhincë në fshatin Rogaçevë, në dy drejtimet, ndërsa është mbyllur edhe vendkalimi kufitar Jazhincë. Ministria e Punëve të Brendshme në koordinim me institucionet e tjera kompetente, thonë nga atje, ndërmerr masa për shuarje të zjarrit.
Nga MPB ju bëjnë thirrje qytetarëve që të mos shkojnë drejt VK Jazhincë deri në shuarjen e zjarrit dhe normalizimin e komunikacionit, për çka në mënyrë adekuate do ta informojmë publikun. fc/
Foto: QMK