• e premte, 05 dhjetor 2025

Është regjistruar zjarr pranë malit Goten drejt maleve të Maleshevës dhe është nën kontroll, blek- hoku dhe zjarrfikësit nga Sllovenia do të qëndrojnë shtatë ditë

Është regjistruar zjarr pranë malit Goten drejt maleve të Maleshevës dhe është nën kontroll, blek- hoku dhe zjarrfikësit nga Sllovenia do të qëndrojnë shtatë ditë

Shkup, 31 korrik 2025 (MIA) - Është regjistruar zjarr në komunën e Berovës në afërsi të malit Golem Goten (Goteni i Madh) në drejtim të maleve të Maleshevës dhe është nën kontroll, deklaroi sot drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), Muhamed Ali.

Ai tha se po intervenojnë automjete speciale nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), një helikopter nga Çekia, pjesëtarë të zjarrfikësve nga Berova, pjesëtarë të zjarrfikësve nga Sllovenia si dhe vullnetarë nga Pyjet kombëtare.

Drejtori i QMK-së Ali shprehu mirënjohje për Republikën Çeke dhe Slloveninë që nëpërmjet aktivizimit të Mekanizmit të mbrojtjes civile të BE-së dërguan menjëherë ndihmë për t'u përballur me zjarret në vend.

Drejtori i DMSH-së, Stojançe Angellov në konferencën për shtyp sot apeloi për kujdes gjatë festave të Ilindenit në mënyrë që të mos shkaktohen zjarre.

"U bëj thirrje të gjithëve, gjatë festave të Ilindenit të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm, sepse për një çast mund të shkaktohet zjarr me pasoja katastrofike", tha ai.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, ai sqaroi se blek- hoku dhe forcat nga Sllovenia do të qëndrojnë këtu për të paktën shtatë ditë.

"Nëse situata vazhdon të qetësohet dhe të jetë e qetë, ata do të tërhiqen pas shtatë ditësh. Nëse përsëri ka paraqitje të zjarreve serioze, nëse vlerësojmë se kapacitetet tona do të kenë nevojë për mbështetje nga forca të tjera, atëherë do të diskutojmë qëndrimin e tyre të vazhdueshëm në vend. Kemi në dispozicion poashtu zjarrfikës nga vende të tjera. Austria, Franca, kërkesa që tashmë i kemi tërhequr. Por t'ju kujtoj se vera është përpara nesh. Në përgjithësi, vitet e fundit kemi pasur një numër të madh zjarresh gjatë Ilindenit. Kjo është një periudhë kur njerëzit dalin në natyrë, kështu që kujdesi është i nevojshëm nga të gjithë", ka thënë ai.

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR