• e enjte, 27 qershor 2024

Zjarrëfikësit e Shtipit në tri intervenime pasditën e sotme

Zjarrëfikësit e Shtipit në tri intervenime pasditën e sotme

Shtip, 24 korrik 2023 (MIA) - Në rajonin e Shtipit edhe sot zjarrëfikësit kanë intervenuar në tri zjarre. Nga QMK Rajonale - Shtip njoftojnë se është raportuar zjarr në vendin e quajtur "Kisha e Mirjanës". Në terren kanë dalë me një automjet edhe tre zjarrfikës. Zjarri është lokalizuar në orën 15:40. Nga zjarri është kapluar barë i thatë. 

Intervenimi i dytë ishte nga ora 15:00, në afërsi të fabrikës Mebel, ku mbrëmë është djegur byku i vjetër. Në njoftimin e QMK-së thuhet se në terren kanë dalë tre zjarrëfikës me një automjet.  

Intervenimi i tretë ishte në orën 15:45 tek ferma e shpendëve në Shtip, ku është raportuar zjarr në barë të thatë. Në terren dolën dy zjarrfikës me një automjet. Zjarri është lokalizuar në orën 16:20. qa/shk/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR