Zidani i hapur për bisedime me Mançester Junajted
- Ish-futbollisti legjendar i Francës dhe trajner i Real Madridit spanjoll, Zinedin Zidan do të insistojë në transfer kolektiv në Mançester Junajted nëse arrihet marrëveshje me klubi n anglez, me të cilin për momentin është i hapur për bisedime, pohon football365.com.
- Post By Melahat Baftija
- 18:33, 14 tetor, 2024

Mançester, 14 tetor 2024 (MIA) - Ish-futbollisti legjendar i Francës dhe trajner i Real Madridit spanjoll, Zinedin Zidan do të insistojë në transfer kolektiv në Mançester Junajted nëse arrihet marrëveshje me klubi n anglez, me të cilin për momentin është i hapur për bisedime, pohon football365.com.
Zidan do të dëshironte që mbrojtësi francez i Barcelonës, Zhil Kunde të jetë përforcimi i parë i ri në Junajted nëse e merr përsiper skuadrën. Sipas tij, Kunde do të kishte rol fundamental në përforcimin e mbrojtjes së ekipit anglez.
"Djajtë e kuq" e kanë bërë fillimin e tyre më të keq në një sezon në Premir ligë pasi skuadra e menaxherit Erik ten Hag mori vetëm shtatë pikë nga 21 të mundshme dhe pësoi pesë gola në shtatë xhirot fillestare.
Ndër emrat që ndërlidhen për zëvendësuesit e mundshëm të ekspertit holandez, përveç Zidan, janë edhe Masimiliano Alegri, Gereth Sauthgejt, Tomas Tuhel, Edi Hau dhe Tomas Frank. mb/