Zidan nuk e do Nejmarin në PSZH
- Ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, për të cilin flitet se ka nënshkruar marrëveshje me Pari-Sen-Zhermen, dëshiron të lirohet nga Nejmari, pretendon "Todofichajes".

Madrid, 6 shkurt 2023 (MIA) - Ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, për të cilin flitet se ka nënshkruar marrëveshje me Pari-Sen-Zhermen, dëshiron të lirohet nga Nejmari, pretendon "Todofichajes".
Sipas portalit sportiv spanjoll, Zidane pret që klubi ta shesë brazilianin në merkaton e verës.
Plani i Zidane është në Paris ta sjellë sulmuesin e Barcelonës, Osman Dembele.
Nejmar është në PSZH që nga gushti 2017 dhe kontrata e tij me klubin skadon në fund të sezonit 2024/25. Klauzola e blerjes së sulmuesit është 75 milionë euro. ls/