• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ziberi: Kemi parashtresa për pamundësinë që dokumentet për udhëtim të merren në afatin e paraparë

Ziberi: Kemi parashtresa për pamundësinë që dokumentet për udhëtim të merren në afatin e paraparë

Shkup, 21 janar 2024 (MIA) - Deri te avokati i popullit janë dorëzuar parashtresa nga qytetarë lidhur me dokumentet për udhëtim, të cilat duhet të ndërrohen me emrin e ri të shtetit deri më 12 shkurt të këtij viti. Parashtresat kryesisht kanë të bëjnë me pamundësinë që të caktohet termin edhe për kompensimin e harxhimeve për ndërrimin e dokumenteve. Pas vitit të ri kanë arritur edhe parashtresa se qytetarët nuk mund t'i marrin dokumentet në afat prej tetë ditëve.

Avokati i popullit, Naser Ziberi në intervistë për "Radio Evropa e Lirë" paralajmëron se do të kërkojnë përgjigje nga MPB pse vonohet me dhënien e dokumenteve. Ai pohon se ka mungesë të formularëve dygjuhësore të dokumenteve për udhëtim, ndërsa mendon se ka mungesë edhe të formularëve për dokumentet tjera.

"Këto parashtresa kanë filluar të arrijnë pas vitit të ri dhe ne do të drejtohemi deri te MPB-ja pse vonohet me dhënien e dokumenteve tanimë të gatshme, supozoj se janë të gatshme ato dokumente dhe do të reagojmë. Në biseda të caktuara jozyrtare u informova se ka mungesë të formularëve. Mendoj sigurisht se ka mungesë të formularëve për dokumente dygjuhësore për udhëtim, por mendoj se ka mungesë edhe të formularëve për dokumente tjera" thotë Ziberi.

I pyetur nëse planifikon të kandidohet përsëri për president, Ziberi thotë se nuk planifikon dhe se ka hequr dorë edhe nga munëdsia që të bëhet kryeministër në tre muajt e fundit para zgjedhjeve.

"Jo, definitvisht. Unë hoqa dorë edhe nga mundësia të bëhem kryeministër në tre muajt e fundit, ashtu që lidhur me angazhimin tim politik, vura pikë", thotë Ziberi, duke shtuar se i është ofruar të bëhet kryeministër teknik. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR