• e enjte, 08 janar 2026

Ziadin Sela dhe aktivistë të ASH në Dobërdoll dhe Gradec, mbështetje për Zulhajrat Demirin

Ziadin Sela dhe aktivistë të ASH në Dobërdoll dhe Gradec, mbështetje për Zulhajrat Demirin

Shkup, 7 janar 2025

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, bashkë me deputeten Ilire Dauti, përfaqësues dhe anëtarë të partisë, morën pjesë në shtabin e fitores së Zulhajrat Demirit, në Dobërdoll dhe Gradec.

Fryma e fitores së Zulit në Komunën e Vrapçishtit vërehet tanimë në çdo vendbanim, lagje e fshat, ku mbështetja dhe mobilizimi i vetë banorëve vërehej në fytyrat e gjithsecilit prej tyre që takuam.

Vrapçishti meriton ndryshim, qeverisje të drejtë dhe zhvillim.

"Komuna e Vrapçishtit po bëhet me një kryetar siç e meriton, njeri besnik e të fjalës, të punës dhe sukseseve. Fitorja e Zulit do të jetë sihariqi më i mirë fillimisht për vetë banorët e kësaj komune. Ata e njohin më së miri, sepse ata vetë e kërkuan dhe tani bashkë po punojnë me vendosmëri për këtë fitore. Si në çdo vendbanim tjetër, këtë frymë e ndjemë edhe sonte në Dobërdoll e Gradec.

Neve s'na ngelet gjë tjetër vetëm se ta mbështesim maksimalisht edhe këto ditë të mbetura e t'i urojmë ata dhe Zulin, për suksese të dielën dhe gjatë qeverisjes së drejtë që po vjen në këtë komunë!", ka shkruar Ziadin Sela në postimin e tij pas takimit në shtabin e kandidatit, Zulhajrat Demiri në Dobërdoll dhe Gradec.

Aleanca për Shqiptarët

QËNDRONI TË LIDHUR