• e diel, 23 shkurt 2025

Zhvillimi ekonomik dhe bashkëpunimi me Qeverinë në fokus të ditës së hapur të Odës Ekonomike të Maqedonisë veriperëndimore

Zhvillimi ekonomik dhe bashkëpunimi me Qeverinë në fokus të ditës së hapur të Odës Ekonomike të Maqedonisë veriperëndimore

Shkup, 16 janar 2025 (MIA) - Zhvillimi ekonomik dhe bashkëpunimi me Qeverinë janë në fokus të ditës së hapur të biznes-anëtarëve të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, që mbahet sot në Shkup. 

Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë veriperëndimore, Mendi Qyra, para ngjarjes deklaroi se ndër temat që do të diskutohen janë edhe aplikimi i projekteve që i ofron Qeveria.

"Brenda gjashtë muajde kemi një takim të dytë zyrtar me Qeverinë. Kjo është një shenjë e mirë që ne jemi duke bashkëpunuar dhe jemi duke hapur çështjet që ka ekonomike dhe komuniteti i biznesit në tërësi. Sot do të kemi takim ku do të diskutojmë për shumë tema. Ndër to janë edhe temat për aplikimin e projekteve përmes të cilat Qeveria mundëson shfrytëzimin e disa prej mjeteve që ata do të ofrojnë. Kjo është për t'u përshëndetur. Mendoj se do të gjejmë një gjuhë të përbashkët dhe do të vazhdojmë të punojmë përpara", tha ai. 

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, në përputhje me prioritetet e qeverisë, komunikimi me odat ekonomike është i domosdoshëm.

"Duke marrë parasysh se shtyllat e qeverisë janë zhvillimi ekonomik, standardi i jetës së qytetarëve, decentralizimi, kjo imponon që më shpesh dhe më rregullisht të bashkëpunojmë dhe komunikojmë me odat ekonomike. Këtu shohim si një potencial të madh që po zhvillohet Korridori 8, potencial për rajonin e Pollogut, gjithashtu rreth 400 milionë euro që tashmë janë duke u shpërndarë në komuna për projekte të veçanta kapitale, gjithashtu një potencial dhe mundësi për kompanitë vendase që të hyjnë në këto projekte, t'i realizojnë, të cilat do të kontribuojnë edhe për investimet kapitale, për zhvillimin ekonomik. 

Ai shtoi se qëllimi i Qeverisë nuk është që të fokusohet vetëm tek investimet e huaja, por edhe tek investitorët vendas, sepse ata, siç tha, eksportojnë dhe kontribuojnë për zhvillimin ekonomik dhe buxhetin e shtetit. 

Drejtori i Agjencisë për investime të huaja dhe promovim të eksportit, Refik Xhemaili, shtoi se janë këtu për të dëgjuar nga afër problemet me të cilat ballafaqohet çdo ditë komuniteti biznesit. 

"Jemi këtu për të elaboruar Ligjin për Mbështetjen Financiare të zbatuar nga Agjencioni për investime të huaja, për të paraqitur mundësitë dhe përfitimet që kanë kompanitë kur vendosin të investojnë. Dhe natyrisht, ne duhet të dëgjojmë nga afër problemet me të cilat përballen çdo ditë", tha ai. ls/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR