Zekolli-Shaqiri: Zhvillime të reja në bashkëpunimin me TAV Maqedoni
- Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, realizoi një takim me Drejtorin e TAV Maqedoni, z. Nejat Kurt, për të diskutuar zhvillimet më të fundit në transportin ajror.
Shkup, 13 dhjetor 2024
Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, realizoi një takim me Drejtorin e TAV Maqedoni, z. Nejat Kurt, për të diskutuar zhvillimet më të fundit në transportin ajror.
Në fokus të diskutimit ishin linjat e reja ajrore, progresi i projekteve aktuale dhe planet strategjike për të ardhmen. Ky bashkëpunim është i një rëndësie të veçantë për rritjen e mundësive të udhëtimit dhe për zhvillimin ekonomik të Maqedonisë së Veriut.
______________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.