• e martë, 24 dhjetor 2024

Zhivko Mukaetov, konsull nderi i Mbretërisë së Norvegjisë në Maqedoni të Veriut

Zhivko Mukaetov, konsull nderi i Mbretërisë së Norvegjisë në Maqedoni të Veriut

Shkup, 29 qershor 2023 (MIA) - Konsullata e nderit e Mbretërisë së Norvegjisë sot u hap në hapësirat e "Alkaloid SHA" Shkup, drejtori i përgjithshëm i të cilit, Zhivko Mukaetov do ta kryejë funksionin e konsullit të nderit në vend.

Në hapjen zyrtare të konsullatës në prani të ministrave nga Qeveria, përfaqësuesve të komunitetit afarist, korit diplomatik, miqve dhe bashkëpunëtorëve afaristë, foli sekretari shtetëror në MPJ-në norvegjeze, Ajvind Vad Peterson, i cili e potencoi shënimin e sivjetmë të 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve bilaterale mes të dy vendeve, të cilat, tha, u bënë fqinje sipas rendit alfabetik në emërimin e organizatave ndërkombëtare pasi që shteti e ndryshoi emrin.

Partneriteti tradicional mes dy vendeve, theksoi ai, është përmbushur me bashkëpunim të llojllojshëm, i përshëndeti përpjekjet e vendit si kryesuese e OSBE-së, aleancën në NATO. Peterson e theksoi edhe mbështetjen për anëtarësim të vendit në BE, duke nënvizuar se Norvegjia është donatorja më e madhe bilaterale e Kornizës investuese për Ballkanin Perëndimor përmes të cilës prej vitit 2019 janë mbështetur 29 projekte në Maqedoni të Veriut në vlerë prej 2,6 milionë eurove të cilat kontribuuan për hapje të vendeve të reja të punës, por edhe për avancim të shërbimeve në fusha si arsimi, shëndetësia.

Funksionin e ri, konsullit të nderit Mukaetov ia uroi edhe sekretari shtetëror në MPJ të Maqedonisë së Veriut, Ivan Tosevski, i cili nënvizoi se hapja e konsullatës së nderit paraqet kurorë të llojit të vet të shënimit të sivjetmë të tre dekadave të marrëdhënieve bilaterale mes Shkupit dhe Osllos.

Mukaetov porositi se është nder të jetë konsull nderi i Norvegjisë dhe se tërësisht do të përkushtohet në avancimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

"Unë dhe ekipi im do të bëjmë gjithçka për promovimin e Mbretërisë së Norvegjisë dhe të marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve të cilat janë aleate në NATO, për avancim të bashkëpunimit", tha konsulli i nderit.

Mukaetov, krahas konsull nderi i Mbretërisë së Norvegjisë në Shkup, tashmë 16 vite e kryen edhe funksionin e Konsullit të përgjithshëm të Mbretërisë së Danimarkës. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR