Zhivanoviq për MIA-n: Kjo është një tragjedi kolektive, nuk është ngjarje e izoluar, nevojitet mbështetje e vazhdueshme
- Psikologia dhe psikoterapistja e licencuar Radmila Zhivanoviq në intervistën për MIA-n, theksoi nevojën për mbështetje psikologjike për të gjithë ata të cilët u prekën drejtpërdrejt nga tragjedia në Koçan, bashkësia më e afërt e viktimave, por edhe të rinjtë të cilët çdo ditë shohin informacione çorientuese në rrjetet sociale, prandaj duhet të reagojnë menjëherë dhe tani. Kemi edhe qytetarë, thotë ajo, të cilëve u duhet më shumë kohë për të bërë hapa të caktuar pas kësaj tragjedie kolektive.
- Post By Fami Bajrami
- 13:25, 20 mars, 2025

Shkup, 20 mars 2025 (MIA) - Psikologia dhe psikoterapistja e licencuar Radmila Zhivanoviq në intervistën për MIA-n, theksoi nevojën për mbështetje psikologjike për të gjithë ata të cilët u prekën drejtpërdrejt nga tragjedia në Koçan, bashkësia më e afërt e viktimave, por edhe të rinjtë të cilët çdo ditë shohin informacione çorientuese në rrjetet sociale, prandaj duhet të reagojnë menjëherë dhe tani. Kemi edhe qytetarë, thotë ajo, të cilëve u duhet më shumë kohë për të bërë hapa të caktuar pas kësaj tragjedie kolektive.
"Në këtë moment nevojitet më shumë ndihmë rreth akomodimit, kujdesin të mbijetuarve, organizimin e transportit dhe strehimin e vetë familjeve më pranë të afërmve të tyre. Mbështetja psikologjike për të gjithë ata të cilët janë prekur drejtpërdrejt në një farë mënyre, ndërsa janë të gatshëm ta kërkojnë, të gjithë ata që janë pjesë e bashkësisë së tyre, bashkësinë të tyre më të afërt madje edhe të rinjve që përmes rrjeteve sociale, çdo ditë dëshmojnë informacionin që sjell një çorientim të tillë dhe nevojën për të reaguar menjëherë dhe tani. Nga ana tjetër, kemi disa qytetarë të cilët janë krejtësisht të ngrirë dhe nuk mund të lëvizin, duke përjetuar një lloj reagimi traumatik, saqë u duhet shumë kohë për të filluar të ndërmarrin hapa të caktuar", thekson Zhivanoviq.
Intervista me psikologen është incizuar dje, një ditë para varrimit të viktimave të zjarrit të tmerrshëm në të cilën humbën jetën 59 persona, ndërsa mbetën të lënduar mbi 170. Zhivanoviq thotë se tani nuk duhet të cenohet privatësia dhe pikëllimi i atyre të cilët e kanë të nevojshëm.
"Domethënë duhet të kemi një konsideratë dhe distancë nga disa ngjarje. Domethënë ne të gjithë po vuajmë, por dhimbja e të gjithëve është kaq e fortë në këtë moment, edhe pse në nivel kolektiv, kjo nuk është një ngjarje e izoluar, kjo është një tragjedi kolektive. Secili duhet të jetë në harmoni me veten për të parë se çfarë mund të ndihmojë, por pastaj duhet të jetë i vetëdijshëm se duhet të kontrollojë me ata që kanë më shumë nevojë nëse kjo ndihmë është e nevojshme në këtë moment", theksoi Zhivanoviq.
Ajo potencoi se kjo nuk është një ngjarje e izoluar, por një ngjarje kolektive dhe se disa rekomandime për përballjen e një krize janë vërtet të dobishme dhe bashkësitë e duhura... shkollat, për shembull, duhet të angazhohen rreth tyre.
"Duhet të dimë të flasim me fëmijët grupi i preferuar i të cilëve ishte DNK. Ata fëmijë të cilët ranë në gjumë me muzikën e tyre dhe u zgjuan për të ardhur në shkollë dhe për të dëgjuar se ata nuk lejoheshin të luanin muzikën e grupit të tyre të preferuar", thekson mes tjerash psikologja Zhivanoviq. rq/
Foto/Video dhe montazhi: Vllado Rabasoviq