Zhiru suspendohet me dy ndeshje në Seria A
- Futbollisti i Milanit, Olivie Zhiru do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme të "rosonerëve" në kampionatin italian.
- Post By Fami Bajrami
- 09:28, 15 nëntor, 2023

Milano, 15 nëntor 2023 (MIA) - Futbollisti i Milanit, Olivie Zhiru do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme të "rosonerëve" në kampionatin italian.
Sulmuesi francez ishte përjashtuar në minutën 90+3 në ndeshjën me Leçen (2:2) në xhiron e 12-të në Seria A për shkak të debatit me gjyqtarin.
Diskualifikimi i lojtarit është për dy ndeshje. Kështu Zhiru do të mungojë në ndeshjet me Fiorentinën më 25 nëntor dhe Frosinonen më 2 dhjetor.
Këtë sezon, 37-vjeçari, Zhiru ka luajtur 11 ndeshje në Seria A për Milanin, ka shënuar shtatë gola dhe tri asistime. si/bsh/
Foto: EPA