• e premte, 05 dhjetor 2025

Zhoao Feliks zyrtarisht në Al Nasër

Zhoao Feliks zyrtarisht në Al Nasër

Riad, 29 korrik 2025 (MIA) - Ekipi saudit i futbollit Al-Nasër publikoi pasdite zyrtarisht transferimin e portugezit 25-vjeçar Zhao Feliks nga radhët e Çellsit të Londrës.

"Jam këtu për të sjellë gëzim. Ejani të fitojmë së bashku", e transmetoi shërbimi për shtyp i Al Nasër deklaratën e Feliksit në rrjetin social Iks.

Paraprakisht, mediat publikuan se çmimi fillestar i transferimit do të jetë 30 milionë euro, ndërsa me bonuse shtesë, shuma mund të rritet në 50 milionë euro.

Feliks erdhi në Çellsi nga Atletiko Madrid në verën e vitit 2024, ndërsa gjysmën e dytë të sezonit të kaluar sulmuesi portugez e kaloi në huazim në Milan. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR