Zhan Klod Junker për liderët e BE-së: Nëse ushqeheni nga dora e Trampit, do të jeni humbës
- Ish kryetari i Komisionit Evropian (KE) dhe bashkëpunëtor shumëvjeçar i kancelarit gjerman Helmit Kol, politikani nga Luksemburgu, Zhan Klod Junker (71) i paralajmëroi udhëheqësit e Bashkimit Evropian se do të jenë humbës nëse dorëzohen para presidentit amerikan Donald Tramp.
- Post By Sara Ademi
- 12:31, 27 janar, 2026
Bruksel, 27 janar 2026 (MIA) - Ish kryetari i Komisionit Evropian (KE) dhe bashkëpunëtor shumëvjeçar i kancelarit gjerman Helmit Kol, politikani nga Luksemburgu, Zhan Klod Junker (71) i paralajmëroi udhëheqësit e Bashkimit Evropian se do të jenë humbës nëse dorëzohen para presidentit amerikan Donald Tramp.
"Mund të bëni gjithçka, por nëse ushqeheni nga dora e Trampit, do të jeni humbës. Në vend të kësaj, duhet t'i qaseni me kokën lart dhe nën kushte të barabarta", paralajmëroi Junker (71), publikon gazeta gjermane "Bild".
Ai kujtoi se heqja dorë nga tarifat shtesë të Trampit ndaj tetë vendeve evropiane që kundërshtuan qëllimin e tij për të marrë Grenlandën me çdo kusht tregoi se ai ishte i gatshëm të bashkëpunonte me kolegët e tij evropianë nëse ata vepronin me besim dhe në harmoni.
"Bashkimi Evropian dobësohet sa herë që vepron në mënyrë të pavendosur dhe është i përçarë nga politikat kombëtare. Pastaj Evropa zvogëlon rëndësinë e vet dhe Trampi, natyrisht, e shfrytëzon këtë dobësi", tha Junker.
Siç kujton "Bild", në verën e vitit 2018, vetë Junker negocioi një marrëveshje tregtare me Trampin në Shtëpinë e Bardhë mes tensioneve të larta, duke shmangur kërcënimet për tarifa amerikane. Edhe pse negociatat ishin shumë të vështira, pati edhe një puthje në faqe në fund", shkruan "Bild". sa/
Foto: MIA arkivi