• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zgjidhjet për problemet në SHA Postë kërkohen me ndërmjetësues të caktuar nga MPPS-së

Zgjidhjet për problemet në SHA Postë kërkohen me ndërmjetësues të caktuar nga MPPS-së

Shkup, 7 qershor 2024 (MIA) - Sindikata e Postës së Maqedonisë njoftoi se greva që duhej të fillonte sot nuk do të mbahet për shkak se po tentohet të gjendet një zgjidhje e problemeve përmes negociatave me një ndërmjetësues të caktuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Takimi i parë vetëm se është mbajtur dje dhe në të janë shqyrtuar kërkesat dhe dinamikat e përcaktuara të negociatave në periudhën e ardhshme. 

Nga Sindikata sqarojnë se ndërmjetësuesi i ka njoftuar se nuk ka marrë përgjigje nga Qeveria dhe Ministria dikasteriale e Transportit dhe Lidhjeve për të mbajtur një takim të përbashkët, me konstatimin se negociatat nuk mund të fillojnë në këtë situatë për faktin se aktualisht nuk ka asnjë ministër në krye të Ministrisë dhe zëvendësministri nuk iu përgjigj letrave të dërguara nga ndërmjetësuesi.

“Për këtë arsye, dhe në përputhje me situatën në momentin konkret kur nuk është zgjedhur qeveria e re, pajtuesi ka kërkuar që procedura e pajtimit të vazhdojë menjëherë pas emërimit të qeverisë së re dhe ministrit të Transportit dhe Lidhjeve”, thuhet në komunikatë.

Me fillimin e procedurës së pajtimit, thuhet në të, organizatat sindikale pranuan rekomandimin e pajtuesit për të zhvilluar negociata me qeverinë e re dhe ministrinë përkatëse, për shkak të së cilës grevën e kanë pezulluar deri në përfundimt të procedurës së pajtimit.

Punonjësit e SHA Postës më 22 maj të këtij viti në të gjitha filialet në vend zhvilluan një protestë duke kërkuar pagesën e pagës së muajit prill dhe fillimin e menjëhershëm të reformave për riorganizim dhe optimizim në punë, për, siç theksuan, seriozitetin e situatave në të cilat është sjellë mbijetesa e kompanive, ruajtja e vendeve të punës së punonjësve dhe ekzistenca e familjeve të tyre. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR