• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zgjidhja e propozuar për ligjin për paga në sektorin publik më së voni deri në fund të vitit, paralajmëroi Trençevska

Zgjidhja e propozuar për ligjin për paga në sektorin publik më së voni deri në fund të vitit, paralajmëroi Trençevska

Probishtip, 24 gusht 2023 (MIA) - Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska, pret që deri në fund të vitit të përpilohet propozim-zgjidhja për ligjin për pagat në sektorin publik.

"Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive e kemi miratuar, e kemi nënshkruar së bashku me Lidhjen e Sindikatave të Maqedonisë në bazë të metodologjisë që është përfshirë në këtë Marrëveshje të Përgjithshme Kolektive, sigurisht që Ligji për paga në sektorin publik është kompetencë e MSHIA-së. Para disa ditësh fola me ministrin e Shoqërisë së Informatike dhe në periudhën e ardhshme grupi i punës do të ulet, do të inkorporojë metodologjinë dhe dispozitat e tjera dhe do të punojë për ligjin për pagat në sektorin publik. Besoj se deri në fund të vitit do të kemi një zgjidhje të propozuar që do të jetë në dispozicion të vetë publikut, tha Trençevska në pyetjet e gazetarëve pas vënies në punë të kopshtit të ri në Komunën e Probishtipit.

Nëpërmjet Ligjit për pagat në sektorin publik pritet të përcaktohen pagat e punonjësve në sektorin publik dhe të përcaktohen rregullat sipas të cilave ato do të rregullohen në të ardhmen përmes metodologjisë së përcaktuar për zgjidhjen sistematike të dinamikës në rritje. ls/ 

QËNDRONI TË LIDHUR