Zgjerimi dhe përforcimi i BE-së dhe sundimi i së drejtës tema në Këshillin joformal evropian për punë të përgjithshme
- Procesi i zgjerimit, përforcimi i Bashkimit Evropian dhe mbrojtja e sundimit të së drejtës në kuadër të bllokut, do të jenë tema kryesore të vazhdimit të sotëm të mbledhjes dyditore joformale të Këshillit për punë të përgjithshme të BE-së (GAK) në Bruksel.
- Post By Besnik Shuki
- 07:25, 30 prill, 2024
Bruksel, 30 prill 2024 (MIA) - Procesi i zgjerimit, përforcimi i Bashkimit Evropian dhe mbrojtja e sundimit të së drejtës në kuadër të bllokut, do të jenë tema kryesore të vazhdimit të sotëm të mbledhjes dyditore joformale të Këshillit për punë të përgjithshme të BE-së (GAK) në Bruksel.
Mbledhja filloi mbrëmë me solemnitet në Qendrën e Brukselit për art figurativ "Bozar", me të cilin shënohet 20-vjetori nga pranimi i Estonisë, Qipros, Maltës, Letonisë, Lituanisë, Polonisë, Sllovakisë, Sllovenisë, Hungarisë dhe Çekisë në Bashkimin Evropian më 1 maj të vitit 2004.
Në pjesën e sotme të punës nga Këshilli joformal për punë të përgjithshme, ministrat ose sekretarët shtetërorë të vendeve anëtare të BE-së, të obliguar për çështje evropiane do të bisedojnë për procesin e zgjerimit, duke përfshirë edhe për përvojat nga zgjerimi në vitin 2004, për nevojën nga përforcimi i BE-së, si dhe për instrumentet e bllokut për mbrojtje të sundimit të së drejtës.
Mes tjerash, është paraparë që ministrat evropianë të këmbejnë mendime me përfaqësues të vendeve kandidatë dhe aspirantë për anëtarësim në BE për sundimin e të drejtës në kuadër të procesit të zgjerimit.
Në mbledhjen do të bëhet fjalë edhe për rëndësinë e respektimit të sundimit të së drejtës në kuadër të BE-së, si dhe për përmirësimet potenciale të mekanizmave aktualë për mbrojtje të këtij parimi dhe efikasitetit të tyre.
Në mbledhje, ministrat evropianë do të bisedojnë edhe për ardhmërinë e BE-së, me ç'rast pritet të këmbejnë mendime për hapat e nevojshëm dhe reformat për përforcimin e kapacitetit për veprim të BE-së.
Mbledhjet joformale të Këshillave të BE-së janë takime të ministrave resorë, ku nuk merren kurrfarë vendime, por vetëm debatohet dhe këmbehen mendime për tema dhe çështje të ndryshme, të cilat duhet të zgjidhen në takimet formale ose në takime të trupave tjerë të BE-së. bsh/
Foto: MIA arkiv