• e enjte, 09 janar 2025

Zgjedhjet presidenciale në Poloni do të mbahen më 18 maj

Zgjedhjet presidenciale në Poloni do të mbahen më 18 maj

Varshavë, 8 janar 2025 (MIA) - Zgjedhjet presidenciale në Poloni do të mbahen më 18 maj, kumtoi sot  kryetari i parlamentit polak, Shimon Holovnja.

Ai theksoi se zgjedhjet formalisht do të shpallen të mërkurën, më 15 janar, në bazë të dispozitës ligjore sipas të cilës zgjedhjet nuk mund të mbahen në afat prej 90 ditëve nga përfundimi i gjendjes së jashtëzakonshme.

Gjendja me fatkeqësinë elementare që e vendosi Qeveria pas vërshimeve në shtator të vitit të kaluar është hequr më 16 tetor 2024, ndërsa afati prej 90 ditëve skadon më 14 janar 2025, lajmëroi agjencia PAP.

Fushata zgjedhore zyrtarisht do të fillojë pasi që në gazetë zyrtare do të publikohet vendimi i kryetarit të Sejmit për shpallje të zgjedhjeve.

Presidenti zgjedhet për mandat pesëvjeçar dhe mund të rizgjedhet vetëm njëherë. Secili qytetar i Polonisë i cili në ditën e zgjedhjeve ka mbushur 35 vite, e përmbushë kushtin për kandidaturë. ab/

foto: MIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR