Zgjedhjet në Kroaci: Jandrokoviq: HDZ për herë të tretë është fitues bindës i zgjedhjeve
- Gordan Jandrakoviq, kryetari i përbërjes së fundit të parlamentit kroat i komentoi anketat e para në selinë e HDZ-së.
- Post By Sara Ademi
- 20:48, 17 prill, 2024
Zagreb, 17 prill 2024 (MIA) - Gordan Jandrakoviq, kryetari i përbërjes së fundit të parlamentit kroat i komentoi anketat e para në selinë e HDZ-së.
"HDZ është fitues bindës i zgjedhjeve për herë të tretë. Ky është një rezultat solid, tha ai, duke shtuar se ka shumë rezultate margjinale.
"E presim diasporën, besojmë se edhe atje do të marrim edhe tre mandate", tha ai.
Ai nuk u pajtua me faktin se dështuan në zgjedhje.
"Ne presim të fitojmë edhe disa mandate kur të vijnë rezultatet zyrtare", tha ai.
Jandrokoviq përsëriti se mandatet margjinale do të jenë të rëndësishme.
"Ky është një drejtim i mirë, ne e shohim që jemi duke udhëhequr, se jemi bindshëm të parët", tha ai.
Në Kroaci sot u mbajtën zgjedhjet e 11-ta parlamentare nga shpallja e pavarësisë në vitin 1991. Në orën 07:00 u hapën mbi 6.500 vendvotime ku do të votohet deri në orën 19, deri kur është në fuqi heshtja zgjedhore.
Sipas anketave, HDZ dhe partnerët kanë fituar 58 mandate, SDP dhe partnerët 44, "Domovinski pokret" (Lëvizja Atdheu) dhe partnerët 13, "Mozhemo" (Mundemi) dhe partnerët 11, Urë dhe partnerët 9, NPS (Matija Posavec) 2 mandate, IDS dhe partnerët gjithashtu 2 mandate, ndërsa një mandat ka fituar Fokus. sa/
Foto: Fejsbuk