Zgjedhjet lokale në Kosovë
- Në Kosovë sot mbahen zgjedhjet lokale për kryetarë komunash dhe këshilltarë në 38 komuna, ndërsa të gjitha vendvotimet u hapën saktë në orën 7, njoftoi portali Kossev.
- Post By Sara Ademi
- 10:57, 12 tetor, 2025
Prishtinë, 12 tetor 2025 (MIA) - Në Kosovë sot mbahen zgjedhjet lokale për kryetarë komunash dhe këshilltarë në 38 komuna, ndërsa të gjitha vendvotimet u hapën saktë në orën 7, njoftoi portali Kossev.
Të drejtë vote kanë 2.069.098 votues, ndërsa votimi do të zgjasë deri në orën 19:00, transmetoi Beta.
Për kryetarë komunash janë 206 kandidatë, nga të cilët 20 janë gra, ndërsa për këshilltarë komunash u kandiduan 5.420 kandidatë.
Në këto zgjedhje në fletëvotim janë gjithsej 93 subjekte politike - 32 parti politike, dy koalicione, 32 nisma qytetare dhe 27 kandidatë të pavarur. sa/
Foto: EPA arkivi