• e enjte, 04 dhjetor 2025

Zgjedhjet lokale 2025: KSHZ do t’i publikojë përshkrimet e 3480 vendvotimeve

Zgjedhjet lokale 2025: KSHZ do t’i publikojë përshkrimet e 3480 vendvotimeve

Shkup, 18 shkurt 2025 (MIA) - Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) pasdite në ueb faqen e saj do t'i publikojë përshkrimet e 3.480 vendvotimeve për Zgjedhjet lokale 2025 të caktuara për 19 tetor të vitit 2025. Komisionet komunale të zgjedhjeve (KKZ) gjithashtu do të publikojnë karakteristikat e vendvotimeve. 

Siç u theksua në seancën e sotme ë 135-të të KSHZ-së, prej të hënës fillon trajnimi në këshillat zgjedhor për zgjedhjet për çka u miratua plani për punë. 

Në seancë u miratuan gjashtë formularë për punën e komisioneve komunale të zgjedhjeve. 

Anëtarët e komisionit pranuan kërkesën për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe atë për 24 persona nga ODIHR, si dhe për pesë persona të propozuar nga Agrolider Krivogashtan. 

Në seancë gjithashtu u pranuan 24 kërkesa për përjashtimin e anëtarëve të KKZ-së, ndërsa pastaj u bë zgjedhje e rastësishme. rq/

Foto: printskrin

  

QËNDRONI TË LIDHUR