• e martë, 26 nëntor 2024

Zgjedhjet do t'i monitorojnë 915 vëzhgues vendas dhe 544 të huaj

Zgjedhjet do t'i monitorojnë 915 vëzhgues vendas dhe 544 të huaj

Shkup, 24 prill 2024 (MIA) - Gjithsej 1601 vëzhgues, gazetarë dhe përkthyes të huaj janë të akredituar për të monitoruar zgjedhjet e sotme presidenciale.

Siç njoftoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), janë akredituar 915 vëzhgues vendas dhe 544 të huaj, si dhe 84 përkthyes dhe 58 gazetarë të huaj.

Nga ata vendas, më të shumtë janë vëzhguesit e Shoqatës për zhvillimin e inovacioneve sociale-shoqërore Vake UP - Shkup, 752 vëzhgues, si dhe nga misioni i OSBE/ODIHR me 344 vëzhgues.

Në mesin e organizatave dhe shoqatave të cilat janë të akredituara për ndjekje të zgjedhjeve presidenciale  në vend janë: CIVIL-Qendra për Liri - Shkup, Shoqata për promovimin dhe zhvillimin e shoqërisë inkluzive "Inkluziva Kumanovo", Fondacioni "Romët për demokracinë" -Shkup, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, komisioni ad-hok për vëzhgimin e zgjedhjeve presidenciale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Instituti Nacional Demokrat për Punë të Jashtme, Uashington SHBA-degë në RMV, Qendra për zhvillim të sistemeve zgjedhore, reforma dhe trajnime të Komisionit Qendror Zgjedhor të Gjeorgjisë, Ambasada e Republikës Sllovake në Shkup, Asociacioni evropian për dialog dhe demokraci-Bergen, Norvegji.

Zgjedhjet për shefin e shtetit do t’i ndjekin edhe 58 gazetarë të huaj, në mesin e të cilëve nga Agjencitë, Rojters, Frans pres, Euronjuz Shqipëri, Agjencia Evropiane e Fotove të Shtypit - EPA, Al Xhezira Ballkan, Zëri i Amerikës - redaksia në gjuhën maqedonase, Top Çenëll Shqipëri - mediume nga Kosova dhe vende tjera.

Zgjedhjet e shtata presidenciale në vend mbahen më 24 prill, ndërsa raundi i dytë eventual do të mbahet së bashku me zgjedhjet parlamentare më 8 maj. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR