• e enjte, 14 nëntor 2024

Zgjedhjet brendapartiake në Partinë Republikane: Humbja e parë e Trampit, Hejli fitoi në Uashington

Zgjedhjet brendapartiake në Partinë Republikane: Humbja e parë e Trampit, Hejli fitoi në Uashington

Olimpia, 4 mars 2024 (MIA) - Kandidatja për presidente, e nominuar nga Partia Republikane, Niki Hejli fitoi në zgjedhjet preliminare të partisë në shtetin federal Uashington, duke shënuar fitoren e saj të parë në fushatën presidenciale këtë vit.

Ish presidenti amerikan dhe favoriti për nominim republikan presidencial, Donald Tramp dje ka përjetuar humbjen e parë në zgjedhjet preliminare të partisë, ndërsa Hejli fitoi në Uashington.

Hejli i ka fituar votat e të gjithë 19-të delegatëve në Uashington.

Ajo tha se do të qëndrojë në garë për nominimin republikan të paktën deri në zgjedhjet preliminare të së martës në 16-të shtete.

Zëdhënësja e Hejlit, Olivia Perez-Kubas, tha se Hejli është gruaja e parë që ka fituar në zgjedhjet preliminare republikane.

Deri tani në fushatë, Trampi kishte mbështetje nga 244 delegatë, ndërsa Hejli kishte mbështetje nga 43 delegatë. Kandidatit i nevojitet  mbështetje nga 1.215 delegatë për ta fituar nominimin republikan. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR