Zgjedhje të parakohshme parlamentare në Japoni, pritet fitore e partisë së kryeministres aktuale Takaiçi
- - Japonezët sot në zgjedhjet e parakohshme po e zgjedhin përbërjen e re të Dhomës së Poshtme të parlamentit, ndërsa anketat tregojnë fitore të qartë për Partinë Liberale Demokratike (LDP) të kryeministres së krahut të djathtë Sanae Takaiçi, e cila mori detyrën para pak më shumë se tre muajve.
- Post By Fitore Curri
- 10:44, 8 shkurt, 2026
Tokio, 8 shkurt 2026 (MIA) - Japonezët sot në zgjedhjet e parakohshme po e zgjedhin përbërjen e re të Dhomës së Poshtme të parlamentit, ndërsa anketat tregojnë fitore të qartë për Partinë Liberale Demokratike (LDP) të kryeministres së krahut të djathtë Sanae Takaiçi, e cila mori detyrën para pak më shumë se tre muajve.
Kjo do të thotë se LDP përsëri mund të ketë shumicë absolute në shtëpinë e famshme të parlamentit kombëtar me 465 anëtarë.
Partia, e cila qeveris gati vazhdimisht që nga viti 1955, e humbi shumicën në dy dhomat e parlamentit në zgjedhjet e kaluara në vitin 2024 dhe 2025.
Sipas anketave, ajo ka mundësi madje edhe të arrijë shumicë prej dy të tretave me partnerin e saj të ri, Ishina neoliberale (Partia Japoneze për Inovacione).
Vendvotimet mbyllen në orën 20 (ora 12 sipas kohës së Evropës së mesme), ndërsa raportet e para nga mediat japoneze në bazë të anketave priten shpejt pastaj.

Dimri i fortë është faktori kryesor për pasiguri në zgjedhje sepse reshjet e dendura të borës mund ta dëmtojnë votimin.
Takaiçi, 64 vjeç, u zgjodh kryeministrja e parë femër e Japonisë në fund të tetorit. Ajo gëzon mbështetje shumë të lartë midis popullit japonez në anketa dhe e habiti opozitën duke thirrur shpejt zgjedhje të parakohshme për të siguruar shumicën.
Partia kryesore opozitare, Partia Kushtetuese Demokratike e Japonisë, dhe partneri shumëvjeçar i LDP-së, Komeito, shpejt i bashkuan forcat që të formojnë Aleancë Qendrore të Reformave. fc/