• e martë, 24 dhjetor 2024

Zgjedhje presidenciale në Singapor, të parat pas më shumë se 10 viteve

Zgjedhje presidenciale në Singapor, të parat pas më shumë se 10 viteve

Singapor, 1 shtator 2023 (MIA) - Në Singapor sot mbahen zgjedhjet presidenciale, të parat pas më shumë se një dekade në këtë shtet ishull në Azinë Juglindore. 

Edhe pse funskioni presidencial është kryesisht ceremonial, shefi i shtetit i mbikëqyr rezervat financiare, mund të vendosë veto për masa të caktuara dhe të miratojë hetime antikorrupsioni. 

Presidentja në largim Halima Jakob ishte kandidati i vetëm presidencial në vitin 2017. 

Kryeministër i Singaporit është Li Hsien Lung, nga Partia për Veprim Popullor, i cili është në pushtet nga viti 1959.

Shefi i shtetit nuk guxon t'i takojë asnjë partie. 

Zgjedhjet mund të jenë tregues për mbështetjen e Partisë për Veprim Popullor para zgjedhjeve të përgjithshme të caktuara për vitin 2025, veçanërisht pas skandaleve të fundit në vend - dorëheqjen e ministrit të Transportit për shkak të hetimit për korrupsion dhe dorëheqjes së dy deputetëve për afera "joadekuate". 

Favorit në zgjedhjet e sotme është ish zëvendëskryeministri dhe shefi i bankës qendrore Tarman Shahmugaratnam (66). 

Në bazë të ligjit, ai u largua nga partia qeveritare para se të kandidohej për president.

Rivalët e tij janë 75-vjeçari Ng Kok Song, ish drejtor i një prej fondeve më të mëdha shtetërore që menaxhon me rezervat devizore në Singapor, dhe biznesmeni Tan Kin Lian, gjithashu 75-vjeçar dhe ish drejtor ekzekutiv në gjigantin e sigurimeve. 

Votimi në Singapor është i detyrueshëm për më shumë se 2,7 milionë qytetarë me të drejtë vote. fc/

Fotografia: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR