• e shtunë, 26 tetor 2024

Zgjedhje parlamentare në Gjeorgji

Zgjedhje parlamentare në Gjeorgji

Tbilisi, 26 tetor 2024 (MIA) – Votuesit e Gjeorgjisë sot votojnë në zgjedhjet parlamentare, ndërsa rezultatet, sipas anketave, për momentin nuk janë të sigurta. 

Partia në pushtet Ëndrra gjeorgjiane është në pushtet që nga viti 2012 dhe kërkon edhe një mandat katërvjeçar. Për opozitën, votimi përfaqëson zgjedhje mes Perëndimit dhe Rusisë dhe mes demokracisë dhe autoritarizmit. 

Në zgjedhjet parlamentare në Gjeorgji marrin pjesë gjithsej 18 parti.

Votimi bëhet sipas sistemit të ri zgjedhor të cilin partitë ose koalicionet duhet të arrijnë pragun prej pesë për qind që të hyjnë në parlament. 

Për herë të parë Gjeorgjia do të shfrytëzojë sistem të ri elektronik për numërimin e fletëve të votimit, me kopje rezervë të letrës, ndërsa rezultatet priten një deri dy orë pas mbylljes së vendvotimeve në orën 20 sipas kohës gjeorgjiane. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR