Zeqirija Ibrahimi takon ambasadorin francez, Kristof Le Rigoler
- Sot kryetari Zeqirija Ibrahimi, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm Amir Elezi dhe deputeten, Imerlije Saliu Fetai, priti në takim ambasadorin e Francës në Maqedoninë e Veriut, Shkëlqesinë e tij Kristof Le Rigoler, dhe këshilltarin e Ambasadës, Ardian Ramadani.
- Post By Fami Bajrami
- 13:47, 15 maj, 2025
Shkup, 15 maj 2025
Sot kryetari Zeqirija Ibrahimi, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm Amir Elezi dhe deputeten, Imerlije Saliu Fetai, priti në takim ambasadorin e Francës në Maqedoninë e Veriut, Shkëlqesinë e tij Kristof Le Rigoler, dhe këshilltarin e Ambasadës, Ardian Ramadani.
Gjatë takimit u diskutua për gjendjen aktuale politike në vend. Kryetari Ibrahimi e informoi ambasadorin për zhvillimet më të fundit, duke ritheksuar angazhimin e pakompromistë të VLEN-it në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Gjithashtu, u diskutuan projektet kapitale që janë realizuar gjatë periudhës së qeverisjes nga VLEN, si dhe përkushtimi i vazhdueshëm drejt rrugës së integrimit evropian, përmes zbatimit të reformave të nevojshme.
Të dy palët u dakorduan që takimet e këtilla të jenë më të shpeshta, duke ruajtur dhe kultivuar miqësinë e ndërsjellë, si dhe rolin e Francës si një mbështetëse e rëndësishme në rrugëtimin evropian të Maqedonisë së Veriut.
________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.