Zeqirija Ibrahimi takon ambasadorin e Kosovës, Florian Qehaja
- Sot në zyrën qendrore të Alternativës, kryetari Zeqirija Ibrahimi, së bashku me Sekretarin organizativ Bashkim Murtezi, priti në takim ambasadorin e Kosovës, Florian Qehaja.
- Post By Fami Bajrami
- 15:43, 17 janar, 2025
Shkup, 17 janar 2025 (MIA)- Sot në zyrën qendrore të Alternativës, kryetari Zeqirija Ibrahimi, së bashku me Sekretarin organizativ Bashkim Murtezi, priti në takim ambasadorin e Kosovës, Florian Qehaja.
Gjatë takimit u theksua rëndësia e procesit të integrimeve evropiane, angazhimi i koalicionit VLEN për përfaqësimin e denjë të shqiptarëve në ekzekutiv, forcimi i marrëdhënieve vëllazërore me Kosovën dhe zbatimi sa më i shpejtë i sistemit “One Stop Shop” në pikat kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.
“Ambasadori Qehaja përshëndeti angazhimin e koalicionit VLEN, ndërsa kryetari Ibrahimi u zotua se si pjesë e qeverisë do ta mbështesin fuqishëm Kosovën në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s, duke theksuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO është vendimtar për stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit”, thuhet në kumtesën e Alternativës.