Zeqirija Ibrahimi pyet: A ka Ali Ahmeti vizë amerikane?
- Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, gjatë një takimi me strukturat dhe aktivin e partisë mbrëmë në Çair shtroi disa çështje të ndërlidhura me listën e zezë amerikane dhe parashtroi një pyetje të re që ngjalli interes të madh.
- Post By Fami Bajrami
- 13:07, 15 dhjetor, 2024
Shkup, 15 dhjetor 2024
Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, gjatë një takimi me strukturat dhe aktivin e partisë mbrëmë në Çair shtroi disa çështje të ndërlidhura me listën e zezë amerikane dhe parashtroi një pyetje të re që ngjalli interes të madh. Në fjalën e tij, Ibrahimi kujtoi:
“Në korrik të vitit 2023, kam parashtruar pyetjen se cili nga ish ministrat e BDI-së nuk ka vizë amerikane. Në atë kohë, shumë njerëz më pyesnin nëse është e vërtetë dhe çfarë po ndodh. Sot, është bërë e qartë se disa prej tyre nuk kanë pasur vizë amerikane sepse janë në
listën e zezë amerikane.
Sot shtroj një pyetje tjetër: A ka Ali Ahmeti vizë amerikane? Është mire që ai vetë të përgjigjet,” përfundoi Ibrahimi. Ky deklarim i tij vjen në një kohë kur çështjet e korrupsionit dhe sanksioneve ndërkombëtare siç është lista e zezë amerikane ndaj funksionarëve të BDI-së në Maqedoninë e Veriut po tërheqin vëmendje të shtuar.
Alternativa
__________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.