• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Zeqirija Ibrahimi: Ali Ahmeti të përgjigjet pse nipat e tij nuk guxojnë të kthehen në Zajaz, ndërsa vëllait të tij ia ka konfiskuar pasaportën policia

Zeqirija Ibrahimi: Ali Ahmeti të përgjigjet pse nipat e tij nuk guxojnë të kthehen në Zajaz, ndërsa vëllait të tij ia ka konfiskuar pasaportën policia

Shkup, 3 dhjetor 2024

Lideri i Alternativës, dr.Zeqirija Ibrahimi, gjatë takimit me struktura dhe aktivistë në Haraçinë ka drejtuar një pyetje drejt kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti se pse nipat e tij nuk guxojnë që të kthehen në Zajaz, ndërsa vëllai i tij e ka pasaportën e konfiskuar nga policia.

“Është mirë Ali Ahmeti në kohën që po flet për këto punë se i kanë punët keq shqiptarët, në fakt nuk i kanë punët keq shqiptarët, por i ka ai dhe familja e tij, është mirë të përgjigjet pse fëmijët e vëllait të tij nuk janë këtu dhe pse nuk kthehen ata në Zajaz?  Është mirë edhe ai të përgjigjet pse vëllai i vet nuk ka pasaportë? Pse policia atij ia ka marr pasaportën?” pyeti Ibrahimi.

Alternativa

__________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

QËNDRONI TË LIDHUR