• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Zeqiri: Aleanca për Shqiptarët nuk do të heqë dorë nga lufta kundër krimit për shkak të kërcënimeve

Zeqiri: Aleanca për Shqiptarët nuk do të heqë dorë nga lufta kundër krimit për shkak të kërcënimeve

Tetovë, 18 nëntor 2023 (MIA) -  Zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët, Arben Zeqiri, sot në konferencë për media theksoi se e gjithë partia i jep mbështetje Driton Nebiut, drejtor aktual në Agjencinë për Menaxhim me Pasuri të Konfiskuara, i cili po përballet me kërcënime dhe frikësime. Tha se nuk i lëshojnë rrugën askujt kur janë në pyetje veprimet dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit. 

"Ashtu siç edhe kemi pritur, struktura dhe individë të caktuar, të cilëve ju pengon qeverisja jonë, ndryshimet dhe vendosmëria jonë kundër krimit, po tentojnë që me kërcënime të dështuara të na ndalojnë nga ky mision. Së fundmi, kriminel të konfirmuar me vendime gjyqësore kanë kërcënuar të punësuarit dhe drejtorin e Agjencionit prë menaxhim me pronën e konfiskuar, Driton Nebiun. Duam të bëjmë me dije se pas drejtorit Nebiu qëndron e gjithë Aleanca për Shqiptarët, gjithë kryesia dhe të gjthë anëtarët. Mbështesim pa rezervë drejtorin tonë i cili kohëve të fundit, si askush tjetër më parë, pas 10 viteve po realizon me sukses shitjen e pronës së konfiskuar nga kriminel e individë të korruptuar", tha Zeqiri.

Sipas tij, çdo kërcënim dhe çdo tentim për frikësim është që në fillim i dështuar. Drejtori Driton Nebiu, Aleanca për Shqiptarët dhe të gjithë zyrtarët e zgjedhur nga Aleanca për Shqiptarët nuk do të ndalen.

"Përkundrazi, do të realizojmë çdo projekt kundër krimit dhe korrupsionit, do të shitet çdo pronë e konfiskuar dhe paratë do tu kthehen qytetarëve deri në qindarkën e fundit.  Kot e keni, ne as frikësohemi dhe as dorëzohemi, ndërsa me gjithçka që bëni ju, vetëm se na forconi dhe betononi luftën tonë të pakompromis kundër krimit dhe korrupsionit. Ju vazhdoni me fjalët boshe, ndërsa ne do të vazhdojmë me veprime konkrete dhe projektet tona", tha Zeqiri. 

Në fund të zëdhënësi ju bëri thirrje institucioneve kompetente, Ministrinë e Punëve të Brendshme, prokurorinë dhe institucionet tjera që të hetojnë kërcënimet ndaj të punësuarve dhe menaxhmentit të Drejtorisë për menaxhim me pronën e konfiskuar, të identifikojnë kërcënuesit dhe ti nxjerin ata para drejtësisë. Ftojmë institucionet e tjera që ti bashkangjiten luftës së filluar nga Aleanca për Shqiptarër dhe zyrtarët tanë e të mos heshtin para kërcënimeve e kërcënuesve. fc/

Fotografia: Aleanca për Shqiptarët

QËNDRONI TË LIDHUR