Zelenski vizitoi ushtarët në vijën jugore të frontit ukrainas
- Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski vizitoi ushtarët ukrainas në frontin juglindor dhe u dha atyre medalje, njoftoi sot zyra e tij.
- Post By Sara Ademi
- 15:50, 4 shkurt, 2024

Kiev, 4 shkurt 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski vizitoi ushtarët ukrainas në frontin juglindor dhe u dha atyre medalje, njoftoi sot zyra e tij.
Poashtu edhe Zelenski përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se ka vizituar ushtarët në fshatin Robotinë, në vijën e frontit jugor.
"Zaporozhje. Robotina. Vendndodhja e Brigadës 65 të Mekanizuar. Kam biseduar me mbrojtësit, i falënderova dhe i kam dorëzuar një dekoratë shtetërore. Është nder të jem këtu sot", tha Zelenski.
Fshati Robotina u çlirua nga forcat ukrainase gjatë verës. sa/
Foto: MIA