• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zelenski uroi Trampin: Besoj në vazhdimin e mbështetjes amerikane për Ukrainën

Zelenski uroi Trampin: Besoj në vazhdimin e mbështetjes amerikane për Ukrainën

Kiev, 6 nëntor 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot uroi fitoren e  kandidatit republikan për president të SHBA-së, Donald Tramp dhe tha se beson në vazhdimin e mbështetjes së fortë të këtij vendi për Ukrainën.

"Gëzohemi në epokën e SHBA-së së fortë nën udhëheqësinë e presidentit Tramp. Besojmë në vazhdimin e mbështetjes së fortë, dypartiake për Ukrainën në SHBA", tha ai, transmeton Ukrinform.

Zelenski përkujtoi në takimin me Trampin që u mbajt në shtator, ku detajisht është biseduar për temat e partneritetit strategjik ndërmjet Ukrainës dhe SHBA-së, Plani për fitore dhe mënyrat e përfundimit të luftës.

Ai e theksoi vlerën e rolit të SHBA-së në sigurimin e stabilitetit afatgjatë politik dhe ekonomik.

Sipas tij, Ukraina si një nga forcat ushtarake më të fuqishme në Evropë, mbetet e përkushtuar në garantimin e paqes dhe sigurisë afatgjatë në kontinentin evropian, si dhe në Komunitetin Transatlantik, me mbështetjen e aleatëve të saj.

Presidenti ukrainas, gjithashtu, theksoi se pret mundësinë për të uruar personalisht presidentin Tramp dhe të bisedojë për mënyrat e përforcimit të partneritetit strategjik ndërmjet Ukrainës dhe SHBA-së.

Nëse ai fiton zgjedhjet, Trampi, 78 vjeç, do të bëhet presidenti më i vjetër i zgjedhur ndonjëherë, si dhe presidenti i parë në 132 vjet që fiton një mandat tjetër në Shtëpinë e Bardhë dhe personi i parë që dënohet për një vepër penale dhe ende arrin të hyjë Dhomën Ovale. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR