Zelenski: Ultimatumit të Putinit nuk mund t'i besohet
- Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha sot se kushtet e vendosura nga presidenti rus Vlladimir Putin për përfundimin e luftës janë një "ultimatum" që nuk mund t'i besohet.
- Post By Sara Ademi
- 16:59, 14 qershor, 2024

Kiev, 14 qershor 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha sot se kushtet e vendosura nga presidenti rus Vlladimir Putin për përfundimin e luftës janë një "ultimatum" që nuk mund t'i besohet.
"Besoj se Putini nuk do ta ndalë ofensivën e tij ushtarake edhe nëse kërkesat e tij për armëpushim plotësohen. Këto janë mesazhe ultimatumi që nuk ndryshojnë nga mesazhet e së shkuarës. Është e njëjta gjë që bëri Hitleri dikur. Kjo është arsyeja pse ne nuk duhet t'i besojmë këto mesazhe", tha Zelenski për kanalin italian SkyTG4 në margjinat e Samitit të G7, i cili po mbahet në pushimoren jugore italiane Borgo Enjacia.
U pajtua edhe Ministria ukrainase e Punëve të Jashtme, e cila fjalët e Putinit i quajtu "absurde" dhe theksoi se presidenti rus bën përpjekje t'i mashtrojë forcat botërore dhe t'i minojë përpjekjet e vërteta paqësore. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s