• e hënë, 01 korrik 2024

Zelenski: Ukraina do t'u kundërpërgjigjet të gjitha sulmeve nga Moska

Zelenski: Ukraina do t'u kundërpërgjigjet të gjitha sulmeve nga Moska

Kiev, 22 mars 2023 (MIA) - Ukraina do t'u kundërpërgjigjet të gjitha sulmeve ruse, deklaroi sonte presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski.

Deklarata vjen pasi që së paku shtatë persona e humbën jetën në sulmin me dron rus në rajonin e Kievit dhe pasi që ndërtesa e banimit në qytetin Zaporozhje u godit nga projektili rus.

"Do t'u kundërpërgjigjemi me vendosmëri të gjitha sulmeve të okupatorëve ndaj qyteteve tona (..) Të gjitha sulmet ruse do të marrin përgjigje ushtarake, politike dhe juridike", theksoi Zelenski në fjalimin e tij të çdoditshëm.

Paraprakisht sot, Zelenski e vizitoi linjën e frontit në afërsi të qytetit Bahmut dhe u tkaua me pjesëtarë të ushtrisë ukrainase. ab/

foto: ЕPА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR