• e premte, 05 dhjetor 2025

Zelenski: Ukraina është e gatshme t'i ndihmojë Evropës në përballjen me dronët

Zelenski: Ukraina është e gatshme t'i ndihmojë Evropës në përballjen me dronët

Kopenhagë, 2 tetor 2025 (MIA) – Sot kur Evropa përballet me sulme me dronë, Ukraina, e cila ka përvojë relativisht të madhe, ndoshta edhe më të madhe në përballjen me to, nuk do të qëndrojë anash dhe gjithsesi do tu ofrojë ndihmë miqve të saj të vërtetë, siç është Danimarka, deklaroi sot presidenti ukrainas Volodomir Zelenski gjatë mbërritjes në takimin e Komunitetit politik evropian në Kopenhagë.   

Zelenski e falënderoi Danimarkën për, siç tha, mbështetjen pa rezervë për Ukrainën dhe veçanërisht për ndriçimin e mbrëmshëm simbolik të më shumë ndërtesave, përmendoreve dhe urave në Kopenhagë në ngjyrat e flamurit ukrainas. 

“Kjo me të vërtetë flet shumë. Ju falënderoj për këtë. Ju jeni me ne që nga fillimi i agresionit rus”, tha Zelenski, duke shtuar se në takimin e sotëm do të bisedohet për “shumë gjëra” .

Në përgjigjen e pyetjes për mbështetjen e Administratës amerikane për Ukrainën, Zelenski e falënderoi presidentin e SHBA-së, Donald Tramp për përpjekjet e tij, duke shtuar se gjatë takimit të tyre të fundit patën “dialog shumë të mirë dhe produktiv” dhe biseduan për “raketat dhe armët me rreze të gjatë veprimi”. fc/

Foto: Printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR