Zelenski thotë se Kina i dorëzon armë Rusisë
- Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski akuzoi Kinën se i dërgon armë Rusisë, transmetoi DPA.
- Post By Sara Ademi
- 20:04, 17 prill, 2025

Kiev, 17 prill 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski akuzoi Kinën se i dërgon armë Rusisë, transmetoi DPA.
"Që nga sot, ne kemi informacion të përgjithshëm nga shërbimi i inteligjencës dhe zbulimit SBU për barutin dhe artilerinë," u tha Zelenski gazetarëve sot në Kiev, duke shtuar se ai synon të japë informacion më të detajuar javën e ardhshme.
Ai gjithashtu pretendon se përfaqësuesit kinezë po prodhojnë armë në territorin rus.
Ukraina ka mbrojtur veten kundër një pushtimi rus me mbështetjen e Perëndimit për më shumë se tre vjet.
Kina ka theksuar vazhdimisht neutralitetin e saj në konflikt dhe ndjekjen e saj për një zgjidhje paqësore.
Zelenski akuzoi më parë Pekinin për miratimin e rekrutimit të qytetarëve kinezë në armatën ruse. sa/
Foto: EPA