• e premte, 22 nëntor 2024

Zelenski skeptik për negociata me Rusinë

Zelenski skeptik për negociata me Rusinë

 Nju-Jork, 25 shtator 2024 (MIA) - Presidentu ukrainas Volodimir Zelenski shprehu skepticizëm ekstrem lidhur me negociatat me Rusinë për t'i dhënë fund luftës së vazhdueshme midis dy fqinjëve, njoftoi DPA. 

 Rusia "kryen krim ndërkombëtar", tha Zelenski para Këshillit të Sigurisë së KB-së në Nju-Jork. 

 "Prandaj kjo luftë nuk mundë thjeshtë të shuhet. Prandaj kjo luftë nuk mundë të qetësohet me bisedime. Nevojitet aksion", tha Zelenski.

 "Nga sekondi i parë nga kjo luftë, Rusia bën punë që nuk mund të justifikohen sipas Kartës së KB-së", vlerësoi lideri ukrainas. 

 Presidenti rus Vladimir "Putini ka shkelur aq shumë norma dhe rregulla ndërkombëtare sa nuk do të qëndrojë e vetme, Rusia mundet të detyrohet vetëm në paqe, ndërsa kjo është pikërisht ajo që nevojitet", deklaroi Zelenski. qa/

Foto: KB

 

QËNDRONI TË LIDHUR