• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zelenski: Situata në fushëbetejë është shumë më e mirë, i ndalëm rusët

Zelenski: Situata në fushëbetejë është shumë më e mirë, i ndalëm rusët

Kiev, 12 mars 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi se situata në fushën e betejës është më e mirë se në tre muajt e fundit dhe se forcat ruse nuk po përparojnë më pas marrjes së qytetit lindor Avdievka muajin e kaluar.

Në intervistën për televizionin francez BFM, Zelenski tha se Ukraina ka përmirësuar pozicionin e saj strategjik pavarësisht mungesës së armëve, por shton se situata mund të ndryshojë përsëri nëse nuk merr dërgesa të reja.

"Situata është shumë më e mirë se në tre muajt e mëparshëm", ka thënë Zelenski. Kemi pasur vështirësi për shkak të mungesës së predhave artilerike, bllokadës ajrore, armëve ruse me rreze të gjatë dhe intensitetit të lartë të sulmeve nga dronët rusë. Ne punuam në një mënyrë shumë efikase...kundër forcave ajrore ruse. Ne u përmirësuam në lindje. Përparimi i forcave ruse është ndalur", tha ai.

Marrja e Avdievkës nga Rusia nga forcat e Kremlinit ka lehtësuar mbrojtjen e qendrës rajonale të Donjeckut, që ndodhet në një distancë prej 20 kilometra larg. Pastaj forcat ruse pushtuan një grup fshatrash pranë Avdievkës. Por javën e kaluar, zëdhënësit e ushtrisë ukrainase thanë se forcat ruse nuk po përparonin më dhe se forcat ukrainase kishin përmirësuar pozicionin e tyre.

"Forcat ruse rrafshuan gjithçka me tokë gjatë bombardimeve disamujore të Avdievkës", tha Zelenski. Nuk mund të flasim më për një qytet sepse gjithçka në Avdievkës është shkatërruar, tha ai.

Forcat ruse, shtoi ai, janë superiore për sa i përket armëve me rreze të gjatë.

Zelenski në intervistë tha se forcat ukrainase kanë rrëzuar gjithashtu një numër të madh aeroplanësh rusë dhe se ata "vazhdojnë të operojnë fuqishëm në Detin e Zi", ku objektivat ushtarake ruse sulmohen vazhdimisht. rq/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR