• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Zelenski shpreson se në Samitin e ardhshëm do të merret vendim për negociata me BE-në

Zelenski shpreson se në Samitin e ardhshëm do të merret vendim për negociata me BE-në

Kiev, 21 nëntor 2023 (MIA) - Presidenti i Ukranës, Vollodimir Zelenski sot njoftoi se shpreson se liderët e Bashkimit Evropian do të dakordohen për hapjen e negociatave për anëtarësim në Samitin e ardhshëm të BE-së, që do të mbahet më 14 dhe 15 dhjetor në Bruksel.

KE-ja në tetor rekomandoi hapjen e negociatave zyrtare për anëtarësimin e Ukrainës në BE, por bisedat nuk mund të vazhdojnë përderisa nuk dakordohen të gjithë 27 vendet anëtare të BE-së.

"Besojmë se BE-ja do jetë e gatshme ta bëjë pjesën e saj...kështu që deri në fund të vitit në dhjetor, rezultati do të jetë vendim politik për fillimin e negociatave për anëtarësim", tha Zelenski në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryetarin e Këshillit Evropian, Sharl Mishel dhe presidenten e Moladvisë, Maja Sandu, vendi i së cilës po kërkon gjithashtu anëtarësim në BE.

Mishel tha se do të bëjë gjithçka për të bindur kolegët se nevojitet vendim në dhejtor. si/bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR