• e premte, 05 dhjetor 2025

Zelenski shpreson se dinamika e paqes në Lindjen e Afërt do të ndihmojë për përfundimin e luftës në Ukrainë

Zelenski shpreson se dinamika e paqes në Lindjen e Afërt do të ndihmojë për përfundimin e luftës në Ukrainë

Uashington, 17 tetor 2025 (MIA) -  Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski shfaqi shpresë se momenti që çoi në përfundimin e luftës në Lindjen e Afërt do të ndihmojë të përfundohet edhe lufta e Rusisë kundër Ukrainës. 

Zelenski këtë mesazh e publikoi mbrëmë në rrjetin X pas mbërritjes në Uashington, ku sot duhet të takohet me presidentin amerikan, Donald Tramp. 

"Për nesër është caktuar një takim me presidentin Tramp dhe presim që lëvizja për ndalimin e terrorit dhe luftës që pati sukses në Lindjen e Afërt do të ndihmojë të përfundohet edhe lufta e Rusisë kundër Ukrainës. Putini sigurisht nuk është më i guximshëm se Hamasi apo ndonjë terrorist tjeter. Gjuha e forcës dhe drejtësisë do të funksionojë në mënyrë të pashmangshme edhe kundër Rusisë", shkroi Zelenski. 

Presidenti ukrainas shtoi se ata tashmë mund të shohin që Moska po nxiton të vazhdojë dialogun sapo të dëgjojë për raketat Tomahavk. Zelenski po i kërkon presidentit amerikan të miratojë dorëzimin e këtyre raketave me rreze të gjatë veprimi, kurse Trampi ditët e fundit ka deklarua se po mendon ta bëjë këtë. 

Trampi dje pati bisedë telefonike me Vladimir Putinin, siç publikoi Kremlini me kërkesë të tyre, dhe ata ranë dakord të përgatisin një takim midis të dyve, i cili do të organizohet në Budapest. Data e takimit nuk është caktuar ende, por me shumë gjasa që delegacionet e larta nga të dy vendet do tëë takohen së shpejti për ta përgatitur atë.

Pas telefonatës midis dy presidentëve, këshilltari diplomatik i presidentit rus, Juri Ushakov, deklaroi se Putin i tha Tramput se dorëzimi i raketave lundruese "Tomahavk" do të dëmtonte procesin e paqes dhe marrëdhëniet midis Rusisë dhe SHBA-së.

Raketat "Tomahavk" kanë një rreze veprimi prej 2.500 kilometra, që do të thotë se Moska do të ishte brenda rrezes së veprimit të Ukrainës.

Zelenski shkroi se në Uashington do të takohet me përfaqësues të kompanive ushtarake që prodhojnë “armë të fuqishme”, të cilat, shtoi, mund të forcojnë mbrojtjen e Ukrainës. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR